KS Network Publishing

Rikthimi i Mërgimtarëve në Kosovë: Një Mundësi për Zhvillim në Sport dhe Karrierë

Ëndrra evropiane ka qenë përherë një aspiratë e thellë për të rinjtë shqiptarë.

Jetesa në vendet e zhvilluara ofron përfitime materiale më të mira, përveç avancimit në shëndetësi dhe arsim që ato shtete ofrojnë.

Kjo ka bërë që shqiptarët të synojnë këto destinacione në mënyra të ndryshme.

Në anën tjetër, ideja e rikthimit të mërgimtarëve në Kosovë për të zhvilluar karrierat e tyre ka qenë, për shumë, një koncept i pazakontë.

Megjithatë, kohët e fundit, kjo çështje ka filluar të merret më seriozisht.

Shumë shqiptarë nga diaspora po kthehen në vendlindjen e të parëve të tyre për të kontribuar në fusha të ndryshme, veçanërisht në sport.

Disa emra të njohur që kanë braktisur Zvicrën apo Gjermaninë për të luajtur në ekipet e futbollit kosovar, madje edhe në Kombëtaren e Kosovës, janë Arjanit Fazlija, i cili la Gjermaninë për FC Prishtinën, dhe Dior Gerbovci, që braktisi Zvicrën për Gjilanin.

Por, çfarë i motivoi këta të rinj të marrin këtë hap të guximshëm?

Exit mobile version