Zëvendëspërfaqësuesja e misionit amerikan në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka theksuar se zhvillimi afatgjatë i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë varet nga Prishtina dhe Beogradi, dhe jo nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së.
Në një mbledhje të Këshillit të Sigurimit, ku u diskutua raporti gjashtëmujor i shefit të UNMIK-ut, Bruce u bëri thirrje të dyja palëve për të treguar përmbajtje dhe për të ndërmarrë hapa konkretë në ndërtimin e besimit, duke u angazhuar në mënyrë konstruktive në dialog.
Ajo theksoi se presidenti amerikan, Donald Trump, i admirojnë të dyja vendet dhe dëshiron paqe, stabilitet dhe prosperitet në Ballkan. “Paqja midis Kosovës dhe Serbisë është jo vetëm esenciale.
Presidenti Trump admiron të dyja vendet dhe dëshiron paqe, stabilitet dhe prosperitet.
Në këtë drejtim, u bëjmë thirrje të dyja palëve të tregojnë përmbajtje, të bëjnë hapa praktikë drejt ndërtimit të besimit dhe ruajtjes së stabilitetit dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog”, u shpreh Bruce.
Ajo theksoi se progresi afatgjatë duhet të vijë nga vetë Kosova dhe Serbia. “Progresi afatgjatë do të vijë nga Prishtina dhe Beogradi, e jo nga Këshilli i Sigurimit”, tha ajo.
Bruce kërkoi gjithashtu mbylljen e Misionit të Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), duke argumentuar se mandati i tij nuk i përgjigjet më realitetit aktual në vend.
Sipas saj, Kosova e sotme është shumë ndryshe nga ajo e vitit 1999, ndërsa prania e KFOR-it, Bashkimit Evropian, OSBE-së dhe agjencive të tjera të OKB-së ofron mekanizma më të përshtatshëm për kryerjen e detyrave që kanë mbetur në mandatin e UNMIK-ut. “Ne vëzhgojmë me një mision të tejkaluar.
Nuk mund të pretendojmë se misioni ka ndonjë rol të konsiderueshëm në qeverisjen e Kosovës”, tha Bruce.
Ajo e cilësoi UNMIK-un si një mision me shumë staf, por pa paqeruajtës, duke vlerësuar se vazhdimi i tij, pasi e ka përfunduar punën, nuk i ndihmon askujt dhe mund t’i dëmtojë grupet e cenueshme.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info
