KS Network Publishing

Mourinho shqyrton përdorimin e Arda Guler në qendër të mesfushës

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, po bindet gjithnjë e më shumë se Arda Guler mund të jetë zgjidhja që i mungon mesfushës së skuadrës për të sjellë më shumë kontroll, qetësi dhe kreativitet në lojë.

Futbollisti turk po kalon një sezon shumë të mirë, me dy gola dhe pesë asistime në 10 ndeshje të zhvilluara.

Megjithatë, 21-vjeçari deri më tani është aktivizuar kryesisht si anësor i djathtë, në një pozicion më të avancuar, ku ka pasur mundësi të kontribuojë drejtpërdrejt në fazën sulmuese.

Tashmë, Mourinho po shqyrton mundësinë që ta përdorë Gulerin më shpesh në qendër të mesfushës, si njëri prej dy lojtarëve në rolin e njohur si double pivot.

Në këtë pozicion, turku do të kishte më shumë përgjegjësi në organizimin e lojës, shpërndarjen e pasimeve dhe kontrollin e ritmit të ndeshjes.

Deri më tani, Aurelien Tchouameni dhe Federico Valverde kanë qenë zgjedhjet kryesore të Mourinhos për këtë dyshe në mesfushë.

Megjithatë, partneriteti i tyre është kritikuar për mungesën e kreativitetit në pasime dhe vështirësitë për të dalë nga presioni i kundërshtarëve gjatë ndërtimit të aksioneve nga prapavija.

Në këtë aspekt, Guler mund t’i ofrojë Real Madridit një dimension tjetër, falë vizionit të tij për lojën, aftësisë për të gjetur hapësira dhe cilësisë në pasime.

Mourinho beson se këto karakteristika mund ta ndihmojnë skuadrën të ketë më shumë kontroll në mesfushë.

Exit mobile version