Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, u bëri thirrje protestuesve që ndodheshin para Kuvendit të ruajnë qetësinë dhe karakterin paqësor të protestës. “E drejta për protestë është e garantuar me Kushtetutë”, tha Haxhiu nga foltorja e Kuvendit.
Ajo theksoi se “Dhuna e dëmton kauzën që të gjithë duam ta mbrojmë – atë të UÇK-së dhe të çlirimtarëve tanë.
Vlerat e UÇK-së nuk mbrohen përmes dhunës”.
Kjo thirrje e Haxhiut vjen pas raportimeve nga disa media për përplasje mes protestuesve dhe Policisë, ku disa protestues tentuan të hynë në oborrin e Kuvendit, në momentin kur disa deputetë ishin duke u larguar nga ndërtesa.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info
