Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se kanë filluar komunikimet për arritjen e një marrëveshjeje për zgjedhjen e presidentit të vendit.
Ai theksoi se kjo fundjavë është vendimtare për procesin.
Kurti theksoi se qëllimi është që javën e ardhshme Kosova të ketë presidentin e saj. “Kemi filluar komunikimet dhe natyrisht që kjo fundjavë është vendimtare për të pasur marrëveshje që javën e ardhshme të kemi president,” tha ai.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info
