Komuna e Gjakovës ka marrë një iniciativë të rëndësishme për mbrojtjen e mjedisit dhe parandalimin e zgjerimit të deponive ilegale të mbeturinave.
Sipas një njoftimi në Facebook, do të vendosen kamera në lokacionet publike ku hidhen mbeturina në mënyrë të paligjshme.
Kjo masë ka si qëllim identifikimin e atyre që ndotin mjedisin dhe ndërmarrjen e masave ligjore përballë tyre, si dhe parandalimin e krijimit të deponive të reja.
Drejtoria për Inspektime e Komunës së Gjakovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, do të realizojë këtë projekt.
Drejtori për Inspektime, Ervin Shabani, ka zhvilluar një takim me kapitenin Ramë Beka, zëvendëskomandant i Stacionit Policor në Gjakovë, dhe kapitenen Mergime Dobra, shefe e Sektorit të Operativës, për të koordinuar këtë iniciativë.
Hapësirat publike janë të të gjithëve, dhe është përgjegjësia jonë e përbashkët t’i mbajmë ato të pastra.
Ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë dhe të raportojnë rastet e hedhjes së paligjshme të mbeturinave.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info
