Prokurori Bahri Hyseni është zgjedhur Zëvendëskryeprokuror i Shtetit me propozim të Kryeprokurorit të Shtetit, Zejnullah Gashi.
Caktimi i tij në këtë pozitë është bërë pasi ka marrë besimin nga anëtarët e Këshillit Prokurorial të Kosovës.
Në kuadër të rendit të ditës, Këshilli shqyrtoi Mekanizmin e Raportimit Vjetor për vitin 2025, raportimet e Kryeprokurorit të Prokurorisë së Apelit, Agron Bajrami, dhe Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj.
Këshilli miratoi Raportin e Kryeprokurorit të Prokurorisë së Apelit, ndërsa nuk e miratoi Raportin e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale.
Gjatë mbledhjes, Këshilli shqyrtoi dhe miratoi dorëheqjen e anëtarit të Komisionit për Vlerësimin e Performancës së Prokurorëve, z.
Aleksandër Lumezi.
KPK shqyrtoi dhe miratoi Raportin e Vlerësimit të Performancës së shtatë (7) prokurorëve, në kuadër të lëndës KVPP/413/2026.
Këshilli refuzoi kundërshtimin e paraqitur nga një prokuror ndaj këtij raporti.
Këshilli shqyrtoi edhe kërkesën e një prokurori të Prokurorisë Themelore në Prishtinë për rihapjen e rastit të procedurës disiplinore, të cilën e refuzoi, duke vlerësuar se nuk ka bazë ligjore për rihapjen e rastit.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info
