KS Network Publishing

Presidenti Bajram Begaj dekreton marrëveshjen e huasë 302 milion dollarë midis Shqipërisë dhe SHBA-së

Kreu i shtetit, Bajram Begaj, ka firmosur dekretin për ratifikimin e marrëveshjes së huasë me vlerë 302 milion dollarë midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për financimin e jashtëm ushtarak.

Kjo marrëveshje synon të forcimin e bashkëpunimit strategjik në fushën e sigurisë, duke përmirësuar kapacitetet mbrojtëse të Shqipërisë.

Presidenti Begaj ka dhënë pëlqimin për hyrjen në fuqi të këtij ligji, që synon modernizimin e forcave ushtarake dhe rritjen e bashkëpunimit me strukturat e sigurisë euroatlantike.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

Exit mobile version