18-vjetori i Pavarësisë së Kosovës: Marshi historik për lirinë dhe drejtësinë

- Advertisement -

Në shënim të 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, platforma qytetare “Liria Ka Emër” ka realizuar një aktivitet simbolik në kryeqytet, duke projektuar në objektin e Presidencës së Kosovës imazhin me sloganin: “Dita e Pavarësisë – Ende duke mbrojtur lirinë tonë”.

Imazhi paraqet figurat e krerëve të UÇK-së, ndërsa mesazhi thekson se mbrojtja e lirisë vazhdon edhe sot, 26 vjet pas çlirimit dhe 18 vjet pas shpalljes së pavarësisë. “Sot festojmë Pavarësinë, por njëkohësisht kujtojmë se liria jonë po mbrohet sërish. 26 vjet pas çlirimit dhe 18 vjet pas pavarësisë, çlirimtarët tanë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, po përballen me drejtësinë në Hagë.

Ne besojmë në drejtësi, por kërkojmë që ajo të jetë e paanshme dhe e drejtë”, ka thënë Ismail Tasholli. “Ende duke mbrojtur lirinë tonë” simbolizon bindjen se lufta çlirimtare ishte e drejtë dhe se mbrojtja e dinjitetit të saj është obligim qytetar dhe kombëtar.

- Advertisement -

Po ashtu, sot në Prishtinë u organizua marshi më i madh në historinë e Kosovës së lirë, “Drejtësi, jo politikë”, ku mbi 130 mijë qytetarë mbushën sheshet e kryeqytetit, duke dërguar një mesazh të qartë për drejtësi të paanshme dhe mbrojtje të dinjitetit të luftës çlirimtare.

- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *